Maurizio Sarri po bën përgatitjet e fundit për formacionin që do të hedhë në fushë në debutimin në Europa Ligë kundër Galatasaray. Tekniku i Lazios pritet që të bëjë rotacion në transfertën në kryeqytetin turke ditën e enjte.
Ndryshimi i parë pritet të jetë në portë me Strakoshën titullar mes shtyllave në vend të Reinas. Lazzari në të djathtë dhe Radu në të majtë të mbrojtjes, gati per debutimin sezonal.
Në qendër të mbrojtjes pritet të luajnë Patric dhe Acerbi. Ka një balotazh në mesin e fushes, por Basic duket favorit ndaj Luis Albertos për një vend titullari. Repartin e kompletojnë Escalante dhe Milinkovic.
Në sulm duket se ka hapësirë për Muriqin në qendër, i mbështetur nga Pedro dhe Zaccagni. Immobile do të qëndrojë pushim, po ashtu pritet të ndodhë edhe me Felipe Anderson.
Formacioni i Mundshëm:
Lazio (4-3-3) – Strakosha; Lazzari, Patric, Acerbi, Radu; Milinkovic, Escalante, Basic; Pedro, Muriqi, Zaccagni