Sarri: Milani ishte në “rënie të lirë”, por ringjalli skuadrën në tre vite

Pas vendimit për t’i hequr 15 pikë Juventusit në renditjen e përgjithshme, kuotat që Lazio të kualifikohet në Champions League janë rritur ndjeshëm. Prova e radhës për kryeqytetasit megjithatë është shumë e vështirë pasi në “Olimpico” do të udhëtojnë kampionët e Italisë në fuqi, Milani. Në prag të kësaj sfide e cila do të luhet të martën në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Maurizio Sarri.

Ky i fundit e nis konferencën e tij pikërisht me panlizimin e Juventusit nga gjykata dhe shanset që Lazio të kualifikohet në Champions League.

“Ne nuk duhet të mendojmë për këtë gjë, nuk duhet t’i japim rëndësi. Dje kam parë dy skuadra shumë të forta (Juventus-Atalanta). Situata qëndron e njëjtë. Objetkivi jonë është që të japim gjithmonë 100%, nuk kemi objektiva të tjerë.

Nuk kam dëgjuar asnjë koment nga djemtë për situatën e Juventusit, mendoj se është diçka e parëndësishme. Nëse është penalizimi vendimi i duhur? Lënda ime më e keqe në shkoll ka qenë drejtësia, kështu që nuk e di çfarë të them.”

RËNDËSIA E NDESHJES- “Sfida të tilla janë qartësisht shumë të rëndësishme. Është e sigurt që do të lëmë një shenjë pozitive ose negative. Forca megjithatë qëndron në faktin që gjithmonë duhet të shikosh përpara. Pastaj ne luajmë çdo tre ditë dhe është e kotë të influencohesh nga diçka që tashmë ka ndodhur.”

MERKATO- “Nesër do të luaj kundër Milanit dhe duhet të mendoj për merkaton? Për momentin mendoj vetëm të rikuperoj Immobilen sa më parë të jetë e mundur. Nesër ose pasnesër do të bëjë kontrolle të tjera. Ndjesitë janë të mira në këtë moment, shpresoj të vijnë konfirmime pozitive njësoj si ndjesitë e lojtarit, por duhet të presim për kontrollet mjekësore.”

MILAN- “Milani është një skuadër e fortë që ka blerë edhe të rinj të fortë. Kanë shpenzuar 28 milionë për De Ketelaere. Kanë bërë rrugëtimin e tyre, janë rritur, shoqëria ka ndërhyrë për të përmirësuar skuadrën. Ishin në “rënie të lirë”, por në tre vite kanë ringjallur skuadrën.” /oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook