Sarri: Ndeshja e sotme ishte vazhdimi i asaj kundër Interit, mëkat që nuk shënuam

Pas barazimit kundër Marseille, është ndalur përpara mikrofonave edhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri. Ai u shpreh i lumtur për performancën e ekipit të tij, por ishte i zhgënjyer për rezultatin. Sipas tij ekipi meritoi fitoren.

Kemi pati një nisje të ndeshjes në të cilën treguam lodhje fizike dhe mendore. Megjithatë, më pas u rritëm dhe luajtëm një ndeshje me intensitet, ritëm dhe cilësi. Performanca ishte e mirë, ishte një konfirmim i vazhdimësisë së ndeshjes ndaj Interit. Më vjen keq që nuk mundëm të shënonim edhe pse kishim shumë raste për gol.

MILINKOVIC-SAVIC DHE LUIS ALBERTO NË NJË FORMACION- “Është e vështirë, në ndeshjen e fundit nuk patën një përgjigje pozitive. Në këto ditë ne kemi parë me kujdes të gjitha të dhënat e stërvitjes së Luis dhe kemi vendosur që ta aktivizojmë në një moment të qetë të ndeshjes pasi është më efektiv”. /oversport.tv