Sarri: Ndeshje shumë të ngjeshura, duhet të gjejmë kohë të lirë për gjumë

Në prag të supersfidës ndaj Juventusit, ka dalë edhe trajneri i Lazios, Maurizio Sarri për të komentuar mbi ndeshjen. Ai foli mbi pritshmëritë që ka në këtë ndeshje, rinovimin e tij si dhe për lojtarët që ka stërvitur duke u ndalur kryesisht tek Ronaldo.

LUIS ALBERTO-“Për ne ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk është rastësi që skuadra ka luajtur mirë që kur ai ka filluar të japë një performancë të nivelit të lartë. Ne po e bazojmë lojën tek ai dhe Milinkovic, për t’i bërë ata të performojnë në një mënyrë të rëndësishme. Është një rrugëtim i gjatë, por ne duam të provojmë”.

SULMI I JUVENTUSIT- “Nuk është vetëm sulmi, ka lojtarë individual të një niveli të lartë në çdo pozicion. Juve ka ekipin më të thellë dhe më të fortë në ligë. Duhet të shmangim që ata të kenë shumë posedim të topit, të cilin duhet të përpiqemi ta kemi vetë.”

RONALDO– “Nuk ka asnjë deklaratë në të cilën e them këtë, janë fjalë që gazetarët më atribuojnë mua. Kam ende një kampionat të fituar. Për dikë si unë që ka nisur në kategoritë e ulëta është diçka e rëndësishme, që mbylli me trofe plot sakrifica”.

RINOVIMI– “Unë flas me drejtuesit pothuajse çdo ditë, shkëmbejmë mendime. Ne kemi një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë, gjithmonë kam thënë atë që mendoj, pastaj drejtuesit do të vendosin se çfarë të bëjnë”.

PRITSHMËRITË NGA NDESHJET E RADHËS- “Të gjesh disa orë për gjumë është aspekti që më shqetëson më shumë. Është e vështirë për shumë arsye, do të luajmë në Moskë dhe më pas në Napoli. Tre ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Bëhet i vështirë rikuperimi mes një ndeshjeje në tjetrën. Për momentin ne mendojmë vetëm për të nesërmen pa menduar më tej”. /oversport.tv