Sarri: Nuk e prisja, çfarë adrenaline të jepte derbi! Keqardhje vetëm për diçka

“Do ta pranoj, ishte një nga ndeshjet më emocionuese të karrierës time. Nuk e prisja që derbi të të jepte këtë adrenalinë dhe kënaqësi për fitoren”, kështu u shpreh Maurizio Sarri, trajneri i Lazios pas ndeshjes së fituar kundër Romës.

Më tej trajneri italian për DAZN tha: “Kisha ndjesinë se djemtë ishin të bllokuar për shkak të mendimeve në në kokën e tyre dhe kjo i pengoi ata të luanin. U thashë të lëviznin më lirshëm, ata mund të kenë lirë të shprehen. Ky është futbolli i vërtetë, nuk është PlayStation.

Sonte pashë shtatë ose tetë situata që më pëlqyen shumë, por ne nuk mund ta klonojmë një ekip dhe ta bëjmë të funksionojë diku tjetër. Ky ekip ka potencialin e vet, që ende pret të shprehet.

Jam i zhgënjyer për faktin që luajtëm mirë në mbrojtje dhe sërish pësuam dy gola nga dy topa të vdekur. U përpoqëm pak te rastet e golave”. Trajneri Sarri foli edhe për Felipe Anderson, i cili shënoi një nga golat në derbin ndaj Romës.

“Felipe Anderson duhet të vazhdojë të luajë në këtë nivel, pasi i ka cilësitë që i duhen. Shqetësimi im lidhet me faktin që ai nuk e kupton forcën e tij, luan në mënyrë të ndrojtur. Unë shpresoj vetëm që ai ta fitojë këtë besimin në vetvete”, përfundoi Sarri. / oversport.tv