Maurizio Sarri nuk ka duruar para ndeshjes me Interin, teksa është shprehur se futbolli tani shikohet vetëm si shfaqje për të nxjerrë më shumë para.
Trajneri i Lazios është i hapur para mediave dhe fillimisht komenton këtë periudhë përgatitjeje pa shumë lojtarë, për shkak se ata ishin të grumbulluar me kombëtaret.
“Jemi stërvitur për dy javë me grupin e reduktuar dhe është e vështirë të bëhet një vlerësim i skuadrës. Kjo është gjendja aktuale e futbollit dhe mbase nuk më përket më mua. Çdo muaj ne luajmë shtatë ndeshje në 19 ditë dhe pastaj 11 ditë jemi pa lojtarë.
Praktikisht ata stërviten më shumë me ekipin kombëtare se sa me klubin. Nuk po e shikojmë futbollin si sport, por si një shfaqje kur përpiqemi të tërheqim para kudo. Ndoshta jam i vjetër për gjithë këtë situatë”, tha fillimisht Sarri.
Lazio humbi ndeshjen e fundit kundër Bologna me rezultatin 0-3 dhe Sarri nesër kundër Interit pret një ekip burrash në fushë.
“Pres më shumë nga djemtë si burra se sa nga ata si lojtarë. Kjo ishte ajo që na mungoi kundër Bologna. Pësuam tre gola nga situata të turpshme”, tha Sarri mes të tjerash. / oversport.tv