Sarri u beson krahëve, Pedro dhe Felipe Anderson armët plus kundër Milanit

Lazio e re e Maurizio Sarrit prezantohet në “San Siro”, në shtëpinë e Milanit, si e para e klasës.

Në dy ndeshjet e para të Serie A, asnjë nuk ka shënuar më shumë gola se bardhekaltërit (9-2 golavarazhi) dhe megjithëse nuk janë të vetmit që kanë marrë pikët e plota në këto dy sfida (edhe Inter, Roma, Napoli dhe Milani I kanë fituar ndeshjet e zhvilluara deri më tani), aktualisht ndodhen në vendin e parë në renditjen e kampionatit Italian.

Por pas ndeshjeve kundër Empolit dhe Spezias, ndeshja kundër kuqezinjve mund të konsiderohet testi i vërtetë i provës për skuadrën kryeqytetase. Një ndeshje direkte, në transfertë përballë një kundërshtari të fortë dhe të kolauduar, pasi Pioli ka kohë që punon me këtë grup.

Sarri pret që dy anësorët, Felipe Anderson dhe Pedro të shkëmbejnë vazhdimisht pozicionet që të vënë në vështirësi kundërshtarin. Së bashku me Immobile, priten që të jenë pikat e referimit të Lazios në transfertën milaneze. /Oversport.tv