Sarrit nuk i del e keqja: Gishti im më i rrezikshëm se shkelmat

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri është ndalur përsëri te ndeshja Lazio-Inter. Gjatë konferencës në prag të sfidës kundër Marseille, italiani u ndal edhe tek pezullimi me dy ndeshje që ka marrë nga Gjykata Sportive në Itali.

Ai tregoi gishtin në fundin e ndeshjes dhe për këtë arsye është s’kualifikuar me dy ndeshje. Megjithatë, diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak atij, pasi sipas tij ka pasur gjeste edhe më të rënda që duhet të dënoheshin.

Kështu, ai ironizoi vendimin e marrë nga gjykata duke thënë: “Unë vetëm se ngrita gishtin, në shenjë kërcënuese u s’kualifikova për dy ndeshje. Kundër Interit pashë duar në fyt dhe shkelma, por mendoj se në këtë pikë gishti im është shumë i rrezikshëm”. /oversport.tv