Sassuolo dhe Roma ndahen në paqe, Lecce surprizon Atalantën

Nuk ka fitues në sfidën midis Sassuolos dhe Romës e cila përfundon me rezultatin 1-1. Të besuarit e Mourinhos nuk arrijnë dot të menaxhojnë avantazhin e arritur falë golit të Abraham dhe ndëshkohen nga një gol i Pinamontit që vendosi baraspeshën.

Ndeshja nis mirë për Sassuolon që fillon të rrezikojë portën e Romës për të zhbllokuar rezultatin. Është fillimisht Luca D’Andrea që jep sinjalin e parë, e më pas Davide Frattesi provon të mposht Rui Patricion, por pa sukses.

Provon edhe Roma me Roger Ibanez, por ndryshuar dot fatin e takimit. Pjesa e parë megjithatë mbyllet me rrjeta të paprekura me Sassuolon që është më kërkuese.

Pjesa e dytë nis më e qetë dhe duhet të kalojnë disa minuta për të parë rrezikun e parë. Është Sassuolo që provon me Traore, por Rui Patricio nuk lejon topin të hyjë në rrjetë.

Mourinho bën disa ndryshime dhe 10 minuta nga fundi i lojës, Tammy Abraham gjen rrugën e rrjetës duke i çuar shifrat në 1-0. Duket se kryeqytetasit do të shkojnë drejt fitores, por avantazhi zgjat vetëm 5 minuta.

Për të rikthyer baraspeshën mendon Andrea Pinamonti që mposht Rui Patricion dhe i çon shifrat në 1-1. Ky është edhe goli që vulos rezultatin final të takimit dhe bën që dy ekipet të ndajnë nga një pikë.

Pas kësaj ndeshjeje Roma ngjitet në kutoën e 26 pikëve ndërsa Sassuolo ka 10 pikë më pak.

Në sfidën tjetër Lecce surprizon në shtëpi Atalantën dhe e mposht me rezultatin 2-1. Vendasit e nisin më kërkues lojën dhe shfaqen si rrezik konstant në portën e Atalantës. Baschirotto prish ekuilibrat në minutën  e 27-të, ndërsa dy minuta më vonë Lecce dyfishon gjithçka. Këtë herë mendon Di Francesco që i çon shifrat në 2-0.

Atalanta reagon dhe ngushton diferencat në fundin e pjesës së parë me Duvan Zapatën. Megjithatë, edhe pse ka shumë raste të tjera më pas, Atalanta nuk arrin dot të vendosë të paktën baraspeshën. Në fund është Lecce që del me pikë të plota nga ky takim dhe merr të tjera pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Atalanta qëndron kështu në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Lecce shkon në 9 pikë pas 14 javësh. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter