Sassuolo e ka ndarë mendjen, gati të ofrojë 10 milion për Bajramin

Sassuolo kërkon që të bëjë të vetin sa më shpejt, një nga lojtarët që ka spikatur më shumë në këtë pjesë të parë të sezonit në Serie A: Nedim Bajramin.

Ka shumë konkurrencë për të marrë mesfushorin e Empolit, por emilianët (dje janë mbledhur në një takim merkatoje, drejtuesit dhe tekniku Dionisi, që ka dhënë miratimin e tij për një lojtar që e njeh mirë, pasi e ka stërvitur më parë) kanë synim që të bëjnë të vetin mesfushorin shqiptar.

Empoli ka nevojë për likuiditet që të mund të marrë objektivat që synon në merkato. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, kartoni i Bajramit vlerësohet rreth 10 milion euro dhe Sassuolo ka ndërmend që të mbyllë me sukses këtë tratativë. /Oversport.tv