Sassuolo rikthehet te fitorja, mposht me përmbysje Venezian

Sassuolo ka arritur një fitore me rezultatin 3-1 kundër Venezias në javën e nëntë të Serie A. Ekipi i Dionisit përmbysi rezultatin ndaj miqve duke marrë kështu përsëri fitoren pas dy ndeshjesh.

Siparin e golave e hapi Venezia me Okereke që realizoi një gol mjaft të bukur nga kufiri i zonës. Sulmuesi gjeti cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm reagimin e portierit Consigli. Megjithatë, do të ishte Berardi pak minuta më vonë që me një goditje në krahun e portierit do të çonte rezultatin në 1-1 duke vendosur barazpeshën.

Vendasit kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së dytë falë një autogoli të Henry. Megjithatë, Sassuolo nuk u mjaftua me kaq duke shënuar edhe një gol tjetër me Frattesi duke e vulosur përfundimisht rezultatin e takimit në 3-1.

SERIE A – JAVA E 9-TË
SASSUOLO-VENEZIA 3-1
Shënues:
Berardi 37’, Henry (autogol) 50’, Frattesi 67’ / Okereke 32’