Satriano rinovon me Interin deri në vitin 2026 dhe huazohet tek Brest

Interi ka huazuar Martin Satrianon tek Brest. Pasi ka arritur marrëveshjen me klubin francez, sulmuesi i ri ka shkuar në selinë e klubit zikaltër për të rinovuar kontratën e tij.

I shoqëruar nga agjenti i tij, sulmuesi ka firmosur kontratën e re me Interin deri në vitin 2026: “Po kam firmosur kontratën e rinovimit, Forca Inter”, ka thënë Satriano pasi ka dalë nga selia e klubit zikaltër.

Tashmë sulmuesi i ri është gati për një aventure të re në Ligue 1, ku do të luajë për skuadrën e Brestit, i huazuar deri në fund të sezonit. /Oversport.tv