Scaloni: Kroacia meriton respekt, por Argjentina e di se çfarë duhet të bëjë

Lionel Scaloni respekton Kroacinë, por është besimplotë në prag të sfidës gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luan si një skuadër e vërtetë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Nesër shpresojmë të japim maksimumin siç bëjmë gjithmonë. nëse i bëjmë siç duhet detyrat, atëherë do të jetë më e lehtë që të arrijmë objektivin”, ka thënë trajneri i Argjentinës në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Kroacisë, që do të luhet nesër në orën 20:00.

“Modric? Është një kënaqësi që ta shohësh të luash. Jo vetëm për talentin e tij, por edhe sepse meriton të gjithë respektin tonë. I kemi studiuar mirë. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, të menaxhojmë gjithçka me qetësi”, ka shtuar Scaloni.

Në fund edhe një batutë për Messin dhe të ardhmen e tij: “Leo ka qenë gjithmonë një fitues, ka një dëshirë për të vazhduar të luajë futboll që e kam zili. Të shohim nëse do të vazhdojë të luajë në kombëtare apo jo, pas tij është një popull i tërë. Mbeten akoma ndeshje të vështirë”, ka thënë trajneri i Argjentinës. / Oversport.tv