Scaloni: Suksesi ndaj Meksikës na dha besim, Dybala jashtë për zgjedhjen time

Prova e fundit për Argjentinën është nesër përballë Polonisë në ndeshjen e tretë të Grupit C. Kombëtarja Albiceleste nuk e nisi siç duhet Botërorin, të cilët humbën ndeshjen e parë kundër Arabisë Saudite me shifrat 2-1. Megjithatë të besuarit e Lionel Scalonit u rikthyen në shina pasi fituan kundër Meksikës ndeshjen e dytë dhe kërkojnë të triumfojnë nesër kundër Polonisë për të kaluar në fazën tjetër. Tekniku 44-vjeçar doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme.

“Suksesi ndaj Meksikës na dha besim. Ne e dimë se cila është rruga jonë në këtë Botëror. Ne nuk mund të krahasojmë vështirësitë e Botërorit të Rusisë më 2018 me këtë aktualin. Ndryshojnë sepse ka skenar dhe lojtarë të ndryshëm nga atëherë.” – tha trajneri i Argjentinës.

Scaloni preku dhe situatën e sulmuesit të Romës Paulo Dybala në Kombëtare. 29-vjeçari nuk është aktivizuar asnjë minutë në këtë Botëror nga tekniku. “Paulo është mirë, ai po e mbështet grupin nga jashtë. Nëse ai po qëndron jashtë, është vetëm një vendim teknik. Natyrisht që do të donte luante më shumë, por nuk thuhet të ndodhë në ndeshjet e ardhshme.” – tha Lionel Scaloni. /oversport.tv

Foto: Seleçión Argentina, Twitter