Gianluca Scamacca është i përzgjedhuri i Juventusit për sulmin. Bardhezinjtë nuk mendojnë vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Sulmuesi italian është vetëm 22 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar me fanellën e Sassuolo 6 gola në 19 ndeshje.
Klubi italian nuk heq dorë nga Scamacca, por sigurisht për ofertën e duhur e bën. Kërkesa e Sassuolo për kartonin e tij është 40 milion euro.
Juventusi nga ana tjetër synon, sipas Gazzetta dello Sport, ta huazojë për dy vite me një klauzolë që e detyron ta blejë më pas, sikurse kanë bërë edhe me Manuel Locatelli. / oversport.tv
Foto: Sassuolo Twitter