Scamacca: Më mirë titullar te Sassuolo, sesa rezervë në një klub të madh

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca ka dhënë një intervistë për “Sportweek” ku ka folur për të ardhmen e tij:

“Për mua është shumë e rëndësishme një fanellë titullari tek Sassuolo, sesa mundësia për të qëndruar rezervë në një skuadër të madhe. Pastaj këtu është ndryshe në krahasim me skuadra të tjera.

Sassuolo ka struktura dhe organizim, është një klub i vogël, por i ndërtuar si të mëdhenjtë. Puna e bërë në vitet e fundit ka bërë që skuadra sot të shkojë e të fitojë në shtëpinë e të mëdhenjve: e kemi arritur përballë Juventusit, Milanit dhe Interit”.

Sulmuesi ka folur edhe për jetën private: “Jam krenar për veten kur në jetën private kalova një moment të vështirë, sepse një njeri më zhgënjeu shumë. Vazhdova të punoj dhe gjatë asaj periudhë të keqe, kam zhvilluar dy muaj shumë të mirë tek Sassuolo”, ka thënë Scamacca. / Oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo Twitter