Në fund të ndeshjes së fituar ndaj Interit, sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca foli për DAZN. Ai shënoi golin e dytë të këtij takimi për Sassuolon që surprizoi zikaltrit në San Siro.
“Fatmirësisht kemi pasur shumë mbrëmje të mira këtë vit. Sot tre pikët ishin thelbësore ndaj një ekipi shumë të fortë, një nga favoritët”.
GOLI- “Është falë skuadrës që më ndihmon dhe trajnerit. Unë gjithmonë bëj punët e mia në përpjekje për të përmirësuar veten dhe për të dhënë më të mirën time për grupin”.
SYNIMET- “Nuk i kam vënë vetes synim, në fund të vitit do të nxjerr përfundime”.
MUNGESA E FESTIMIT- “Nuk festova sepse mendova se ishte jashtë loje (buzëqesh)”. /oversport.tv
Foto: U.S. Sassuolo Twitter