Scholes shpërthen ndaj Pogba: Po nuk luajti, nuk do t’i mungojë askujt

Paul Scholes nuk i ka kursyer aspak kritikat për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Ish-mesfushorit të United nuk i ka pëlqyer aspak kartoni i kuq që Pogba ka marrë në sfidën ndaj Liverpool dhe e ka akuzuar atë për mungesë respekti ndaj ekipit.

“Pogba hyri në fushë në pjesën e dytë për të provuar të ndihmojë ekipin, por edhe për të marrë pak më shumë respekt dhe të përpiqet të qëndroj në majën e mesfushorëve më të mirë. Megjithatë, ai thjesht përjashtohet nga një ndërhyrje qesharake. Për sa kohë Ole është trajner tek United, a do ta shohim më Pogban të luajë?

Ai ka shkaktuar vetëm kaos gjatë dy viteve të fundit. E dimë shumë mirë të gjithë se çfarë talenti ka ai, edhe trajneri u përpoq ta linte të lirë për të gjetur formën e tij më të mirë.

Nuk mendoj se është faji i Solskjaer. Ne mund ta shohim përsëri Pogban me fanellën e United, por unë nuk mendoj se edhe po nuk e pamë më, nuk do ti mungojë askujt.

Ai ka pasur shumë shanse dhe gjithsesi vazhdon ti mungojë qëndrueshmëria. Për mendimin tim kjo është vetëm mungesë disipline dhe mosrespektim ndaj ekipit tënd”.

“Ai ka pasur shanse të shumta, ai vazhdon të thotë se i mungon qëndrueshmëria, por kjo është vetëm [mungesë] disipline dhe mosrespektimi për menaxherin tuaj dhe shokët tuaj të skuadrës, atë që ai ka bërë sot.” /oversport.tv