Ndalet vrulli i Arsenalit në “Goodison Park” të Liverpulit, aty ku vendasit e Evertonit mposhtin 1-0 kryesuesit e Premier League. Pas 13 javëve pa humbje “topçinjtë” dorëzohen përballë Evertonit në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez.
Pjesa e parë ka qenë e bukur, por nuk ka dhuruar gola. Everton ka qenë më këmbëngulës, ndërsa Arsenal ka pasur një mundësi të mirë për të zhbllokuar sfidën në fund të 45 minutave të para me Saka.
Vendasit luajnë mirë edhe në pjesën e dytë dhe arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me Tarkowski. Goli i mbrojtësi do të vulosë edhe fatin e kësaj sfide.
Sean Dyche debuton me fitore në krye të stolit të Everton dhe vendasit rikthehen tek suksesi pas 8 javëve. Pavarësisht kësaj disfate Arsenal vazhdon të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes, 5 pikë larg ndjekësve të Manchester City. / Oversport.tv