Sebino Plaku gati për aventurën e tij të re, zyrtarizohet te Tirana  

Pasi e mbylli me futbollin e luajtur, Sebino Plaku është gati për aventurën e tij të radhës. Këtë herë si trajneri i moshave. Ish-sulmuesi do të jetë trajneri i grupmoshës U-14 dhe U-15 te Tirana.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë.

Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu. Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar”, shkruhej në postimin e Tiranës. /oversport.tv