Sedloski debuton me fitore, Vllaznia mposht Erzenin në Shkodër

Vllaznia-Erzeni 3-1 (Marku 42’, Latifi 53’, Jonuzi 85’/ Nonato 75’)

Ka përfunduar gjithccka në “Loro Boricci”, Vllaznia triumfon përballë Erzenit me shifrat 3-1. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të vendasve me shifrat 1-0 ndërsa rezultati përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, skuadra shkodrane shkon në vendin e katërt me pikë të barabarta me Egnatian një vend më sipër. Nga ana tjetër, Erzeni mbetet në mesin e tabelës me 37 pikë të grumbulluara.

94’ Heric shpërdoron një mundësi të mirë duke goditur jashtë

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

85’ GOOOOOOOOL! Jonuzi shënon një super gol duke kaluar topin mbi portierin me një goditje kirurgjikale

83’ Erzeni mbetet në sulm, shijakasit kërkojnë golin e barazimit

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

75’ GOOOOOOOOL! Rihapet loja në “Loro Boriçi”, Patrick Nonato shënon dhe i jep shpresë Erzenit për një pikë

72’ Xhika del nga zona e tij për të larguar një top të rrezikshëm

66’ Çfarë ka humbur Balaj me kokë, sulmuesi i Vllaznisë nuk arrin dot të realizojë nga pak metra distancë

61’ Super pritje nga Xhika, portieri i shijakasve ndal sërish Balaj nga një gol i sigurt

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

53’ GOOOOOOOOL! Latifi dyfishon shifrat dhe shënon golin e parë për Vllazninë në këtë sezon

51’ Erzeni shkon në sulm dhe fiton një goditje nga këndi

46’ Starton pjesa e dytë në Shkodër

Mbyllet pjesa e parë në avantazh të Vllaznisë prej supergolit të Markut

45’ Akordohen 2 minuta shtesë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

42’ GOOOOOOOOOL! Herald Marku prish ekuilibrat me një super gol nga distanca që ishte e pamundur t’u ndalonte nga Xhika

38’ Bie disi rimti në këtë fund të pjesës së parë

30’ Super pritje e Xhikës ndaj Latifit, i cili provoi nga një goditje dënimi

26’ Çoba tenton portën e Xhikës, por goditja e tij shkon mbi traversë

23’ Zogovic del nga porta duke larguar topin në anësore

20’ Vllaznia prodhon rrezik me Boshnjakun, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën

18’ Latifi vertikalizon bukur në zonë, por sulmuesin nuk përfitojnë

14’ Erzeni provon të niset në kundërsulm, por nuk ia del dot

8’ Vllaznia shumë sulmuese në zonën e shijakasve duke iu afruar golit

2’ Super mundësi që në fillim për Vllazninë me Balaj, por sulmues shkodran ndalet nga pak metra nga Xhika

Formacionet zyrtare:

Në Shkodër udhëton Erzeni ku përballë do të ketë Vllazninë në “Loro Boriçi”. Vetëm 1 pikë i ndan të dyja ekipet deri më tani, ndërsa objektivi është fitorja. Vllaznia vjen me ndryshime, Josa nuk është më trajner, por as Miloti që e drejtoi skuadrën në sfidën e fundit ndaj Bylisit.

Tashmë timonin në dorë e ka Goce Sedloski që kërkon të debutojë me fitore, për të nisur një rrugëtim drejt shpëtimit të sezonit të Vllaznisë. Asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit për shkodranët që duan të dalin nga kriza, ndërsa nga ana tjetër shijakasit kanë vetëm 1 fitore në tetë ndeshje.