Seedorf: Milani do të imponojë lojën e vet, Interit i mungon instinkti vrasës

Për derbin e Milanos ka folur edhe ish-lojtari i të dyja ekipeve Clarence Seedorf. Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, holandezi komentoi mbi situatën e të dyja klubeve, për lojtarëve të caktuar të ekipeve, si dhe në fund e mbylli më disa fjalë për të ardhmen e tij.

INTER-MILAN- “Milani imponon lojën e vet dhe mbrohet 15-20 metra më lart. Është një qëndrim që duhet mbajtur edhe në Evropë. Interit i mungon instinkti vrasës, ata duhet të mësojnë të mbyllin ndeshjet më shpejt”.

KESSIE-TONALI-BARELLA- “Kessie mendon për karrierën e tij përpara parave. Midis Tonalit dhe Barellës jam më shumë me lojtarin e dytë. Është pjekur shumë. Tonali duhet të vazhdojë kështu, të ketë ambicie, është në moshën kur më të fortët fillojnë të bëjnë diferencën”.

E ARDHMJA- “Unë jam gjithmonë i hapur dhe i disponueshëm për projekte interesante, ku ka vullnet për të ndërtuar. Nuk kam pse të jem detyrimisht si trajner futbolli, synimi im është të jem në gjendje që të sjellë vlerë”. /oversport.tv