Seferi i pandalshëm, realizon edhe ndaj Shakhtarit, dopietë edhe nga Cikalleshi

Taultant Seferi nuk po ndalet së fundmi në kampionatin ukrainas dhe ka realizuar një tjetër gol. Sulmuesi shqiptar ka realizuar ndaj Shakhtar Dontetskut në sfidën që u fitua me rezultatin 3-2 nga këta të fundit.

Taulant Seferi e nisi takimin si titullar dhe arriti të realizonte golin e parë për Vorskla Poltava. Ish-sulmuesi i Tiranës realizoi në minutën e 62-të, duke i çuar shifrat provizorisht në 2-1.

Ky është goli i katërt që Taulant Seferi realizon për Vorsklan në kampionat dhe i dyti radhazi në dy ndeshjet e fundit. Në këtë sfidë u aktivizua edhe shqiptari tjetër Ardit Toli.

Edhe Sokol Cikalleshi ka arritur të realizojë 2 gola në miqësoren që Al Khaalej zhvilloi në këtë ndalesë botërori. Cikalleshi gjithashtu arriti edhe të asistonte njëherë në këtë takim i cili përfundoi me rezultatin 5-0. /oversport.tv