Seferi konfirmon largimin nga Tirana: Është vetëm çështje ditësh

Pas ndeshjes sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi ka folur për emisionin “TI BO GOL” ku ka konfirmuar edhe zërat që tregojnë se do të largohet nga Tirana. Ai tha se ende nuk ka firmosur, por është vetëm çështje ditësh.

I pyetur për ndeshjen Seferi bëri me faj edhe terrenin: “Fusha na ka penguar sepse rrëshqitëm shumë. I meritonim tre pikë, por nuk na deshi as goli.”

Ndërkohë që për sa i përket largimit Seferi tha: “Nuk kam firmosur ende, por këto ditë besoj se do të kryejmë punë. Qëllimi im që të iki me kokën lart nga Shqipëria dhe jo si dështim.”  /oversport.tv