Senegali nderon Sadio Mane, stadiumi i vendlindjes do të marrë emrin e tij

Sadio Mane shkëlqeu gjatë Kupës së Afrikës duke luajtur një rol kyç në fitimin e trofeut. Kjo ishte kupa e parë e Afrikës për Senegalin duke i dhënë një peshë akoma edhe më të madhe këtij trofeu.

Megjithatë, pas trofeut, në Senegal po mendojnë si të nderojnë Sadio Manen. Kryetari i bashkisë së qytetit, Sedhiou, vendi ku ka lindur Mane ka një ide të qartë. Ai dëshiron t’i vendosë emrin e stadiumit të qytetit “Sadio Mane”. Kryetari Abdoulaye Diop foli për mediat lokale duke propozuar idenë e tij.

“Ne do t’i japim emrin e Sadio Mané stadiumit tonë, për ta bërë të kuptojë mirënjohjen e të gjithë fëmijëve të rajonit. Ai nderoi Senegalin, qytetin e Sedhiou dhe gjithë Kazamansën. Mane e meriton shumë këtë dhuratë”, përfundoi Diop. /oversport.tv