Sensi: Erdha tek Sampdoria prej Mancinit, Interi më lart se Juventusi

Stefano Sensi, mesfushori që u transferua nga Interi te Sampdoria gjatë merkatos së janarit ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”:

“Më ka sjellë Mancini këtu, Sampdoria është një mundësi për tu rikthyer sërish në skuadrën kombëtare. U largova nga Interi, që është një skuadër më e mirë se Juventusi. Këtu në Gjenovë, duhet që të arrijmë të shpëtojmë skuadrën nga rënia në kategorinë inferiore.

Kam folur me trajnerin Giampaolo dhe mendoj se kam cilësitë e duhura për idetë e tij të futbollit. Unë doja që të vija këtu, që të ringrihesha, por edhe emrin e madh që ka ky klub. E kisha arritur me kohë marrëveshjen.

Le të themi që Mancini më dha një shtysë më shumë: ai ka shkruar historinë këtu dhe më dha stimulin e duhur”, ka thënë Sensi. / Oversport.tv