Sensi mban në ankth Monzan, mesfushori largohet parakohe nga fusha mes lotëve

Monza mori një fitore të rëndësishme sot kundër Veronës me shifrat 2-0 në një sfidë të vlefshme për javën e 13-të në Serie A. Në përfundimin e sfidës mesfushori i vendasve Stefano Sensi pati një dëmtim.

Mesfushori i Monzës u transportua për në spital pas një nxirjeje të dukshme në kyçin e këmbës. Trajneri Palladino foli për situatën e lojtarit në mikrofonat e DAZN.

“Për fat të keq ai pati një përplasje në fushë dhe e pashë shumë të frikësuar. Tani na mbetet të vlerësojmë rastin e tij. Shpresojmë që mos të ketë diçka të rëndë, dhe do të jenë mjekët që do të kujdesen për Sensin.” – tha Palladino. /oversport.tv Foto: AC Monza, Facebook