Italia, për femra, është skuadra e dytë finaliste e Kampionatit Europian të Volejbollit 2021. Skuadra “axurre” ka mposhtur 3-1 Holandën në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në “Stark Arena” të Beogradit.
Vajzat italiane kanë dominuar takimin kundër holandezeve, duke fituar 25-19 dhe 25-17 dy setet e para të ndeshjes.
Holanda u mundua të reagojë, duke fituar setin e tretë 25-16, por nuk arriti të bëjë kthesën e madhe, sepse Italia fitoi setin e e katërt (25-18) dhe siguroi një biletë për në finalen e madhe të turneut.
Serbi-Itali do të jetë finalja e madhe e këtij Kampionati Europian, ndërsa Turqia dhe Holanda do të diskutojnë mes tyrë medaljen e bronxtë.
Të dyja këto takime do të transmetohen Live dhe eksluzivisht në platformën Oversport.