Serbia nuk njeh rivalë, përmbys Turqinë e shkon në finale

Serbia është finalistja e parë e Kampionatit Europian të Volejbollit për femra, pasi ka mundur 3-1 Turqinë. Një ndeshje shumë e bukur dhe plot emocione ka qënë gjysmëfinalja e zhvilluar në Beograd dhe e transmetuar Live dhe eksluzivisht në platformën Oversport.

Seti i parë ka qënë mjaft i luftuar, por kanë qënë vajza turke ato që kanë fituar 34-32.

Kur po dukej se Turqia po hakmerrej për finalen e humbur 2 vite më parë, ka ardhur reagimi i Serbisë, që ka fituar 3 setet e radhës (28-26, 25-23, 25-13), duke realizuar përmbysjen e madhe.

Serbia shkon në finale për të dytin edicion radhazi të këtij turneu dhe tashmë pret të mësojë emrin e kundërshtarit, që do të jetë fituesi i sfidës Holandë-Itali. Takim ky që transmetohet Live në Oversport.