Serena Wiliams rikthehet në fushë pas një viti: Shihemi në Wimbledon

Serena Wiliams ka njoftuar se do të marrë pjesë në këtë edicion të turneut të Wimbledonit, që do të startojë në 27 qershor.

“Shihemi në Wimbledon 2022”, ka shkruar tenistja amerikane në një postim që ka bërë në Instagramin e saj.

Hera e fundit që kampionia amerikane ka zbritur në fushë ka qenë pikërisht një vit më parë në turneun anglez.

Wiliams, që e ka fituar Wimbledonin 7 herë në karrierë, ka marrë miratimin e organizatorëve, sepse tashmë ka zbritur në vendin e 1208 në renditjen botërore. / Oversport.tv

Foto: ATP Tour Facebook