Serena Williams nuk arrin që të bëjë mrekulli në rikthimin e saj në Wimbledon. Tenistja amerikane, që u rikthye në turneun londinez pas një viti, humbi betejën 3-orëshe kundër francezes Tan 2-1 (7-5 1-6 7-6) dhe largohet nga Wimbledon që pas ndeshjes së parë.
Nuk ka surpriza në ndeshjet e tjera të femrave, pasi favoritet Swiatek, Badosa dhe Sakkari fitojnë lehtësisht sfidat respektive.
Rafa Nadal dhe Tsitsipas fitojnë ndeshjet respektive dhe vazhdojnë aventurën e tyre në këtë turne, ndërsa eliminohet Auger-Aliassime, që u mposhte 3-1 nga amerikani Maxime Cressy.
Sot është radha e Djokovic, Murray dhe Alcaraz për të zhvilluar ndeshjet e turit të dytë në Wimbledon. / Oversport.tv
Foto: Wimbledon Twitter