Sergio Ramos përçau Parisin, por Marquinhos e mohon

Transferimi i Sergio Ramosit në Paris nuk është pritur aq pozitivisht nga disa futbollistë. Forma e tij fizike nuk është optimale dhe ende nuk ka debutuar me klubin e ri.

Gazeta “Le Parisien” bën me dije se shumë lojtarë janë befasuar nga lëvizja e drejtuesve për të transferuar ish-kapitenin e Realit. Senatorët nuk e pëlqyen këtë lëvizje dhe përforcimin në një repart ku ka futbollistë si Marquinhos dhe Kimpembe.

Madje, pikërisht këta të dy nuk kanë qenë aspak të kënaqur me drejtuesit dhe presidentin Al Khelaifi. Ata pretendojnë se janë dy titullarët e padiskutueshëm të skuadrës franceze dhe Ramos është i tepërt.

Megjithatë, ka qenë Marquinhos ai që ka mohuar diçka të tillë duke i thurur elozhe spanjollit.

“Pavarësisht se ka fituar gjithçka, karriera e tij është e shkëlqyer. Ramos është ende i uritur dhe karakter fituesi. Për fat të keq nuk ka luajtur ende për shkak të dëmtimit. Do ë na ndihmojë shumë”, ka thënë mbrojtësi brazilian. /Oversport.tv