Seria e finaleve sërish në baraspeshë, Warriors fitojnë me përmbysje ndaj Boston

Golden State Warriors kanë rikthyer sërish baraspeshën në serinë e finaleve të NBA pasi kanë mposhtur Boston Celtics me rezultatin 107-97. Ishte i përhershmi Steph Curry ai që shkëlqeu në këtë takim duke realizuar më shumë se kushdo tjetër dhe duke i dhënë në fund fitoren Warriors që e çon serinë e finaleve në 2-2.

Takimi nis mirë për Bolton që arrin të bëjë diçka më shumë në dy periodat e para të takimit. Perioda e parë e takimit përfundoi me shifrat 28-27 në favor të Boston, ndërsa perioda e dytë u mbyll në +5 për Celtics.

Megjithatë, në dy periodat e fundit, “luftëtarët” morën kontrollin e ndeshjes duke arritur edhe përmbysjen e madhe. Duke e mbyllur periodën e tretë me rezultatin 30-24, Warriors arrijnë të shkojnë në +1, ndërsa në fundin e takimit falë lojës së mirë ekipore, por edhe individuale të Steph Curry e mbyllën ndeshjen në +10.

Curry ishte fenomenal duke realizuar më shumë se kushdo tjetër në këtë takim. 43 pikë, 10 rebound e 4 asist për yllin e Warriors, që u ndihmua gjithashtu nga Klay Thomspon me 18 pikë.

Nga ana tjetër, nuk mjaftuan 23 pikët e Tatum dhe 21 pikët e Brown për Boston që të dilte me fitore nga ky takim. /oversport.tv

Foto: NBA, Twitter