Serie A, “Abissnet Superiore” dhe kampionati skocez, një e diel e mbushur me evente sot në Oversport dhe Tibo

Do të jetë një e diel e mbushur plot me evente sportive sot në Oversport dhe Tibo. Gjithçka do të startojë në orën 12:30 me sfidën Milan-Sassuolo. Të besuarit e Piolit kërkojnë të reagojnë pas situatës së keqe që po kalojnë dhe fitorja është një detyrim për kuqezinjtë. Nga ana tjetër Sassuolo që nuk është ajo e viteve të fundit, kërkon të bëjë një surprizë në San Siro.

Në orën 13:00 do të vijnë në ekranin e Oversport dy sfidat që do të çelin javën e 19-të të “Abissnet Superiore”. Tirana kryesuese do të udhëtojë në Kukës ku e pret skuadra e vendit të fundit. Kryeqytetasit kërkojnë fitoren për të nisur arratinë drejt titullit kampion, ndërsa nga ana tjetër është Kukësi që kërkon me ngulm pikë për t’iu larguar fundit.

Sfida tjetër e orës 13:00 është ajo midis Bylisit dhe Kastriotit. Një sfidë mbijetese kjo pasi te dyja ekipet luftojnë për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Moral pak më I lartë për ballshiotët që në sfidën e fundit u rikthyen te fitorja duke mposhtur Vllazninë.

Në orëm 15:00 është radha që transmetimi të shkojë në Torino aty ku luhet sfida mes Juventusit dhe Monzës. Bardhezinjtë vijnë nga dy ndeshje pa fitore dhe ndaj Monzës kërkohen vetëm tre pikët.

Në orën 17:00 do të keni mundësi të ndiqni sfidën e kampionatit skocez mes Dundee dhe Celtics. Kampionët në fuqi, njëkohësisht kryesuesit e këtij edicioni, Celtic kërkon një tjetër fitore në rrugëtimin drejt titullit dhe Dundee është pengesa e radhës.

Në orën 18:00 do të luhet një tjetër sfidë shumë interesante, ajo midis Lazios dhe Fiorentinës. Të dyja ekipet luajnë futboll të bukur dhe spektakli në këtë sfidë është i garantuar.

Ndërkohë që supersfida e kësaj dite do të luhen në mbrëmje, në orën 20:45 ku kryesuesit e Serie A, Napoli pret në shtëpi Romën e Jose Mourinhos. Napoletanët kanë treguar se i kanë te gjitha mundësitë që të shpallen kampion në fundit e kampionatit dhe ndaj Romës kërkojnë fitoren e radhës. Nga ana tjetër Roma kërkon një vend në zonën  Champions dhe do të provojë të marrë një rezultat pozitiv në stadiumin “Diego Armando Maradona”. /oversport.tv