Serie A kampionati më “bujar”, rekord europian për numrin e penalltive

Serie A është një terren shumë i përshtatshëm për penalltitë. Parë nga ky këndvështrim numrat nuk gënjejnë: në 100 ndeshjet e zhvilluara në 10 javët e para të kampionatit, penalltitë e akorduara nga gjyqtarët e ndeshjeve kanë qenë 48, me një mesatare 0.48 penallti për ndeshje.

Skuadra që deri më tani ka marrë më shumë penallti në favor ka qenë Napoli: që ka fituar 7 penallti në 10 ndeshje të luajtura. Të gjitha janë gjuajtur nga Lorenzo Insigne, që ka gabuar 3 dhe ka shënuar gol në 4 të tjera.

Kapiteni i Napolit së bashku me Domenico Criscito janë lojtarët më produktivë nga pika e bardhë në kampionatet më të mira të Europës.

Për të bërë një krahasim me turnetë e tjerë madhorë të kontinentit, në vendin e dytë në klasifikimin e kampionateve më “bujarë” në dhënien e penalltive është LaLiga (39 penallti në 106 ndeshje të luajtura, me një mesatare 0.37) dhe pas saj vjen Liga 1 franceze (0.31), Bundeliga (0.28) dhe në fund qëndron Premier Liga angleze me 21 penallti të dhëna (një mesatare 0.23, ose sa gjysma e Serie A). / Oversport.tv