Serie A: Kapaciteti i stadiumeve shkon në 75%, shumë shpejt hapja totale

Mbrëmë është publikuar në Fletoren Zyrtare dekreti, që tashmë është konvertuar në ligj, që rrit në 75% kapacitetin e stadiumeve dhe 60% kapacitetin e pallateve të sportit në Itali.

Është e qartë që skuadrat e Serie A nuk mund të shesin shumë bileta në këto pak orë të mbetura, por ky është një lajm i mirë për vazhdimësinë e kampionatit.

Nëse kurba epidemiologjike në vend do të vazhdojë kështu, atëherë shumë shpejt do të lejohet kapaciteti maksimal i stadiumeve.

“Jam shumë e lumtur që bashkë me Ministren dhe anëtarët e parlamentit çuam në 75% kapacitetin e stadiumeve. Situata e pandemisë në vend po përmirësohet dhe nëse do të vazhdojmë me këto ritme, jam e bindur se shumë shpejt do të shkojmë në kapacitetin 100%”, ka thënë zëvendës-sekretarja e sportit, Valentina Vezzali. / Oversport.tv