Serie A: Kush janë 10 goditjet më të mira në merkato në vitin 2022?

Pak para të shpenzuara, por një intuitë e madhe nga ana e drejtuesve të klubeve të Serie A, që pavarësisht krizës ekonomike kanë arritur të bëjnë disa goditje në merkato në vitin kalendarik 2022.

Ja kush janë 10 blerjet më të goditura të vitit 2022 në kampionatin italian:

10-Boulaye Dia

Salernitana e huazoi nga Villarreal verën e kaluar për 1 milion euro dhe të drejtën e blerjes për 12 milionë. Deri më tani senegalezi ka shënuar 6 gola në 14 ndeshje të luajtura në Serie A.

9- Filip Kostic

U paguan 12 milionë plus 3 bonus për serbin që ka treguar vlerat e tij te Juventusi. Deri tani ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 5 asiste.

8- Ivan Provedel

Lazio e bleu portierin për 2 milionë plus 300 mijë euro bonuse dhe gardiani i rrëmbeu menjëherë vendin Maximianos (që u pagua 10 milionë). Këtë sezon Provedel e ka ruajtur portën të paprekur në 9 nga 15 ndeshjet që ka luajtur në Serie A.

7- Nikola Vlasic

I huazuar nga West Ham, kroati ka treguar sa vlen te Torino ku ka shënuar 4 gola dhe 2 asist në 15 ndeshje në kampionat.

6- André Onana

Erdhi si lojtar i lirë nga Ajax dhe duhet të ishte rezerva e Handanovic, por menjëherë pas humbjes përballë Romës në fillim të tetorit është kthyer në portierin titullar të Interit.

5- Giacomo Raspadori

Napoli nuk e mori lirë, pasi Sassuolo e lëshoi sulmuesi vetëm pasi De Laurentiis pagoi 5 milionë për huazimin, 25 për të drejtën e blerjes dhe 5 milionë të tjerë bonuse. Raspadori nuk ka zhgënjyer dhe deri tani ka shënuar 5 gola.

4- Kim Min-jae

Konkurrenca ishte e fortë, por Napoli shfrytëzoi paratë e fituar nga Koulibaly dhe pagoi pa hezitim 19,5 milionët që Fenerbahçe kërkonte për mbrojtësin. Deri tani Kim ka treguar se ato para janë shpenzuar shumë mirë.

3- Ademola Lookman

Drejtuesit e Atalantës treguan intuitë kur e blenë nga Leipzig për 9 milionë plus bonuse. Sulmuesi ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 15 javët e para të kampionatit.

2- Paulo Dybala

Deri në 9 tetor sezoni i tij ishte super, me 5 gola të shënuar në 8 ndeshjet e para të Serie A. Më pas erdhi dëmtimi, por Mourinho e pret me padurim kampionin e ri të Botës, që u transferua në Romë si lojtar i lirë.

1- Khvicha Kvaratskhelia

6 gola dhe 7 asiste në 12 ndeshjet e luajtura në Serie A, 2 gola dhe 3 asiste në Champions, Kvara bëri që të harrohej menjëherë kapiteni Insigne dhe u bë menjëherë lideri i skuadrës së Spallettit. Napoli pagoi 10 milionë për kartonin e tij. / Oversport.tv