Serie A në Oversport dhe Tibo: 2 sfida interesante çelin javën e kampionatit italian

Serie A rikthehet ditën e sotme me dy përballje interesante për të çelur javën e 20-të. Takimi i parë është Bologna-Spezia në orën 18:00 dhe në orën 20:45 luhet sfida Lecce-Salernitana. Këto sfida keni mundësi t’i ndiqni live në Oversport dhe platformën Tibo.

Bologna do të presë në shtëpi Spezian, në një sfidë ku të dyja ekipet do të pëballen për 3 pikët. Vendasit dhe miqtë vijnë nga e njëjta situatë, të cilët kërkojnë fitoren pas dy javësh dhe sot do të kenë mundësinë për ta bërë

Nga ana tjetër Lecce dhe Salernitana ndodhen në një situatë aspak të mirë, që me një hap të gabuar do të ndërlikojnë qëndrimin në Serie A. Vendasit gjenden 8 pikë nga zona e ftohtë, ndërsa miqtë gjenden vetëm gjashtë pikë. /oversport.tv