Serie A në Oversport dhe Tibo: Sfida Milan-Salernitana mbyll javën e 26-të të kampionatit italian

Java e 26-të e Serie A do të mbyllet me sfidën Milan-Salernitana, që do të luhet sot në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive pas kualifikimit në Champions League dhe sot të besuarit e Piolit do të synojnë një tjetër sukses që të ngjiten në vendin e dytë në renditjen e kampionatit italian.

“Djalli” kërkon të harrojë disfatën e Firences, duke synuar rikthimit te fitorja në sfidën e sotme që do të luajë në “San Siro”. Leao, që mungoi ndaj Fiorentinës për shkak pezullimi, rikthehet në dispozicion të Piolit për këtë sfidë.

Miqtë nga Salerno kanë grumbulluar 4 pikë në 2 takimet e fundit në kampionat dhe synojnë surprizën në transfertën e sotme në Milano, që të marrin pikë me peshë, që do të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën mes më të mirave të Italisë. / Oversport.tv