Serie A në Oversport/ Interi dhe Lazio e mbyllin sezonin në transfertë, sot pritet një derbi shqiptarësh dhe Krisjan Asllani titullar

Ka startuar ditën e djeshme java e fundit e “Serie A” e cila vjen live në Oversport dhe në platofrmën Tibo me sfidën Sassuolo-Fiorentina të fituar nga këta të fundit me rezultatin 3-1. Ndërkohë që sot, është koha për tre përballje të tjera shumë interesante, ku në fushë pritet të zbresin edhe tre shqiptarë.

Në orën 18:30, Interi do të sfidojë në transfertë Torinon, aty ku Kristjan Asllani pritet ta nisë këtë sfidë si titullar. Me mendjen nga finalja e Stambollit, Simone Inzaghi pritet të bëjë një rotacion dhe zikaltrit do të luajnë pa një pjesë të mirë të lojtarëve titullarë. Nga minuta e parë mund ta nisë edhe një talent 19-vjeçar, Curatolo që do të përbëjë dyshen e sulmit së bashku me Edin Dzeko.

Formacionet e mundshme:

Me pas në orën 21:00 do të vijnë live në Oversport edhe dy përballje të tjera. Lazio do të ndeshet në transfertë me Empolin, ku do të ketë një derbi shqiptarësh në mbrojtje. Elseid Hysaj do të ketë kundërshtar shokun e tij të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Objektivat nga të dyja skuadrat janë arritur, por Lazio kërkon fitoren për të finalizuar këtë sezon në vendin e dytë.

Formacionet e mundshme:

Ndërkohë që sfida tjetër është ajo midis Cremoneses dhe Salernitanës. Skuadra vendase ka zbritur matematikisht një kategori më poshtë dhe sot kërkon ta mbyll me nder këtë edicion të Serie A. Nga ana tjetër fitore kërkon edhe Salernitana që në javët e fundit ka pasur një ecuri të mirë. /oversport.tv

Formacionet e mundshme: