Serie A në Oversport: Interi përballë shqiptarëve për kreun, në fushë edhe Juve

Serie A rikthehet në Oversport këtë të premte me dy sfida shumë interesante. Ajo që spikat më shumë është përballja midis Interit dhe Empolit që starton në orën 18:45.

Të besuarit e Inzaghit kanë shansin të kalojnë provizorisht në renditjen e përgjithshme Milanin dhe të shtojnë presionin mbi kuqezinjtë. Alessandro Bastoni është mungesa më e madhe për Interin, i cili pritet të zëvendësohet nga Dimarco.

Hapësirë edhe për Joaquin Correa në këtë sfidë që do të veshë një fanellë titullari në sulm së bashku me Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër Empoli ka arritur t’i krijojë vështirësi zikaltërve, si në rastin e Kupës së Italisë ku ishin shumë pranë eliminimit të Interit. Kështu, një sfidë e tillë edhe pse e lehtë në letër, mund të sjellë surpriza. Për sa i përket shqiptarëve të Empolit, Bajrami e Asllani prit ta nisin sfidën nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko

EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Fiamozzi, Romagnoli, Luperto, Parisi; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Bajrami; La Mantia, Pinamonti

Sfida tjetër është ajo midis Genoas dhe Juventusit që do të shkelmojë topin e parë në orën 21:00 .

Nëse dëshiron të besojë ende në mbijetesë Genoa është e detyruar të mposhtë ekipin e Allegrit në këtë sfidë. Megjithatë, diçka e tillë është sigurisht shumë e vështirë dhe Juventusi kërkon gjithashtu fitoren pasi dëshirojnë vendin e tretë.

Që nga minuta e parë pritet të nisë sfidën “treshja me peshë” Morata-Vlahovic-Dybala. Sërish hapësirë për talentin Miretti që do të jetë në formacion përkrah Rabiot.

Formacionet e mundshme

GENOA (4-2-3-1): Sirigu; Frendrup, Bani, Ostigard, Vasquez; Melegoni, Badelj; Galdames, Amiri, Ekuban; Destro

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Rugani, De Sciglio; Arthur, Miretti, Rabiot; Dybala, Vlahovic, Kean

/oversport.tv