Serie A në Oversport: Juventusi kërkon kthesën ndaj Fiorentinës, Cagliari pret në shtëpi Atalantën  

Oversport vjen plot sfida interesante këtë të shtunë në javën e 12-të të Serie A. Pas barazimit të djeshëm midis Empolit dhe Genoas me rezultatin 2-2, vendi i lihet sfidës së parë të ditës Spezia-Torino që do të luhet në orën 15:00.

Ekipi i Thiago Motta-s gjenden në zonën e rënies nga kategoria dhe do të kërkojë ta ndryshojë këtë gjë që sot. Ndërkohë, shqiptari i ekipit, Rey Manaj pritet ta nisë nga stoli këtë sfidë, në kërkim të minutave. Sakaq, në kampin tjetër, Torino kërkon një rikonfirmim të rezultatit pozitiv që mori ndeshjen e kaluar kundër Sampdorias.

Në orën 18:00, do të jetë edhe sfida më interesante e ditës ku Juventusi do të përballet me Fiorentinën. Rezultati pozitiv i marr në Champions League kundër Zenti, ka bërë që ekipi i Allegrit të vijë në këtë ndeshje me moralin më të lartë. Megjithatë, rezultatet e dobëta në Serie A këtë sezon mund të lënë pasojat e veta. Fiorentina ndërkohë, ndodhet tre pikë mbi Juventusin, dhe kërkon të surprizojë Zonjën e Vjetër. Ekipi i Italianos do të ketë disa mungesa si portierin kryesor Dragoëwki, apo mesfushorin qëndron Pulgar. Sakaq, Juventusi do të pres Fiorentinën në këtë sfidë pa De Sciglio dhe Moise Kean.

Dita e sotme do të mbyllet me sfidën Cagliari-Atalanta. Gasperini kërkon fitoren dhe do të përpiqet të përfitojë nga momenti negativ i Cagliarit. Ata ndodhen në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara. Atalanta ndërkohë, ndodhet në vendin e pestë dhe kërkon të përfitojë nga ndonjë hap i mundshëm fals i ekipeve në krye. Pas një mungese të gjatë, Berat Gjimshiti pritet ta nisë si titullarë ndeshjen e sotme. /oversport.tv