Serie A në Oversport: Roma-Inter dhe Napoli-Atalanta supersfidat e javës

Pa u harruar akoma emocionet e javës së 15-të, skuadrat e kampionatit italian do të zbresin sërish në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet e radhës në Serie A.

Java e 16-të sjell disa përballje shumë interesante për publikun e Oversport dhe Tibo, ku mbi të gjitha spikat sfida e “Olimpicos” mes Romës dhe Interit, që do të luhet të shtunën në orën 18:00.

E shtuna do të sjellë tre takime shumë interesante në Oversport, pasi do të zbresin në fushë disa nga skuadrat më të mira të Italisë si dhe favoritet kryesore për fitimin e titullit këtë sezon.

Java e 16-të do të hapet të shtunën me ndeshjen Milan-Salernitana, në orën 18:00 luhet supersfida Roma-Inter, ndërsa në mbrëmje do të luhet një tjetër sfidë e madhe në stadiumin “Maradona”, aty ku kryesuesit e Napolit do të përballen me Atalantën.

Të dielën do të luhen 5 takime të Serie A, ku spikasin përballjet Sampdoria-Lazio dhe Juventus-Genoa.

Java e 16-të do të mbyllet të hënën me dy takimet Empoli-Udinese dhe Cagliari-Torino. Të gjitha sfidat e kësaj jave do të transmetohen Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.