Serie A në Oversport sot: Milan, Inter, Juve dhe shumë shqiptarë në fushë

Gara në Serie A është mjaft interesante në javët e fundit dhe për sot në program janë pesë duele, që do të transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo. Ekipi i parë që zbret në fushë sot është Juventusi rekordmen i titujve në Itali.

Bardhezinjtë përballen me skuadrën e Venezia, që është një hap larg rënies nga elita e futbollit italian. Objektivi i vetëm janë tre pikët, pasi Allegri e ka thënë me të mëdha që duhet të sigurojnë kualifikimin në Champions League sa më parë.

Për këtë arsye edhe ka përzgjedhur më të mirët që ka në dispozicion, me Vlahovic të mbështetur në sulm nga Morata, Dybala e Bernardeschi.

Juventus-Venezia, formacionet e mundshme | Sportmediaset

Ora 15:00 sjell dy duele mjaft interesante. Sigurisht sytë do të jenë më shumë në Milano, ku kuqezinjtë e vendit të parë presin Fiorentinën dhe kërkojnë tre pikët për të qëndruar në krye. Pioli ka të gatshëm për këtë ndeshje edhe Bennacer, i cili pritet ta nisë nga fillimi krah Tonalit në mesfushë.

Milan-Fiorentina, formacionet e mundshme | Sportmediaset

Takimi tjetër që luhet në të njëjtin orar ka edhe derbi mes shqiptarësh. Empoli-Torino pritet të nisë me tre të tillë në fushë nga fillimi. Bajrami e Asllani do të jenë në formacion si zakonisht, kurse te “Demat” rikthehet Vojvoda nga fillimi. Berisha, Ujkani e Ismajli pritet ta nisin nga stoli.

Empoli-Torino, formacionet e mundshme | Sportmediaset

Udinese-Inter është veçuar në orën 18:00. Zikaltrit, pas gabimit ndaj Bologna do bëjnë maksimumin në fushën e blertë për të marrë tre pikët në këtë transfertë të vështirë. Më parë ata do kenë mësuar edhe rezultatin e Milanit.

Inzaghi ndërkohë nuk ka Calhanoglu të pezulluar dhe Bastoni të dëmtuar. D’Ambrosio dhe Vidal i zëvendësojnë, kurse Handanovic pritet të jetë me shumë mundësi titullar sot.

Udinese-Inter, formacionet e mundshme | Sportmediaset

E diela e Serie A mbyllet me takimin Roma-Bologna. Kryeqytetasit janë të motivuar të fitojnë dhe të rimarrin vendin e pestë në klasifikim, pas fitores së Lazios ditën e djeshme. Mourinho pritet ta aktivizojë sot Marash Kumbullën nga fillimi, ndërkohë që skuadra e tij duhet të djersijë shumë për të fituar.

Portugezi me siguri e ka parë se si Bologna e mposhti Interin dhe duhet të ketë një skuadër të karikuar dhe të vendosur në fushë për të marrë maksimumin e pikëve. / oversport.tv

Roma-Bolgna, formacionet e mundshme | Sportmediaset