Serie A në Oversport, Strakosha e Hysaj përballë Veselit, Juve pret në shtëpi Udinesen

Sot do të startojë java e 22-të e Serie A me tre ndeshje që do të transmetohen drejtpërdrejtë në Oversport. Do të jetë Sampdoria-Torino ndeshja e parë me vendasit që kërkojnë një rezultat pozitiv pasi kanë pësuar dy humbje në ndeshjet e fundit.

Po rezultat pozitiv kërkon edhe Torino nga ana tjetër që vjen me moralin lart. Në ndeshjen e fundit ata “shpartalluan” Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-0.

Në orën 18:00 mund të zbresin tre shqiptarë në fushë pasi ndeshet Salernitana-Lazio. Sarri kërkon të lejë pas humbjen e fundit ndaj Interit dhe Salernitana e vendit të fundit mund të jetë një kafshatë e lehtë për të.

Megjithatë, tre pikët e mara në ndeshjen e fundit për Salernitanën mund të japin diçka më shumë në motivimin e lojtarëve. Sakaq, në fush pritet të zbresin Federic Veseli, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Dita e sotme mbyllet me ndeshjen Juventus-Udinese. Allegri e ka bërë të qartë se nga ky takim kërkon vetëm tre pikët për të hequr disi shijen e hidhur që i la humbja ndaj Interit në Superkupën e Italisë. Tre mungesa për të, Chiesa, Bonuçi dhe Ramsey, ndërkohë që Udinese udhëton e përgjysmuar për Torino pas rasteve të shumta me Covid-19. /oversport.tv