Serie A nuk njeh pushime, mesjavë me sfida interesante në Oversport

Serie A nuk ndalet dhe sot zbret sërish në fushë me tre sfidat hapëse të javës së 5-të të kampionatit, javë që do të jetë e ndarë në tre ditë. Nuk ka kohë për pushime si pasojë e kalendarit të ngjeshur, prandaj këtë mesjavë në kanalet Oversport do të keni mundësi të ndiqni Live dhe ekskluzivisht ndeshjet e javës së 5-të të Serie A.

Sfida Bologna-Genoa në orën 18.30 do të jetë ndeshja e parë e ditës së sotme, ndërsa në orën 20.45 do të luhen takimet Atalanta-Sassuolo dhe Fiorentina-Inter.

E mërkura do të sjellë katër sfida të tjera interesante të Serie A. Në orën 18.30 do të luhen takimet Salernitana-Verona dhe Spezia-Juventus, ndërsa në orën 20.45 do të luhen ndeshjet Cagliari-Empoli dhe Milan-Venezia.

Java e 5-të e kampionatit Italian do të mbyllet ditën e enjte. Sampdoria-Napoli dhe Torino-Lazio do të luhen në orën 18.30, ndërsa Roma-Udinese në orën 20.45.

Të gjitha sfidat e kësaj jave të Serie A do të keni mundësinë t’i ndiqni Live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport.