Napoli kryeson renditjen e Serie A dhe qëndron në vendin e parë edhe për rezultatet e arritura gjatë vitit 2023, por në këtë rast diferenca me ndjekësit është vetëm 4 pikë. Djemtë e Spallettit kanë grumbulluar 24 pikë në 10 ndeshje (8 fitore dhe 2 humbje) që kanë zhvilluar në këtë vit kalendarik.
Në vendin e dytë në renditje qëndrojnë Roma dhe Interi, që kanë grumbulluar 20 pikë në vitin 2023 (6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje). Më pas vjen Juventusi me 19 pikë të grumbullura dhe Lazio me 18 pikë.
Milani është skuadra që ka zhgënjyer në vitin 2023, pasi ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë bë këtë vt kalendarik dhe qëndron në vendin e 10-të. Sassuolo (14 pikë), Atalanta (15 pikë), Monza (16 pikë) dhe Bologna (16 pikë) qëndrojnë më lart se kuqezinjtë në renditjen e vitit 2023. / Oversport.tv