Spektakli i Serie A rikthehet sot në Oversport dhe Tibo me 3 takime shumë interesante për javën e 28-të. Cremonese-Atalanta luhet në orën 15:00, në orën 18:00 janë përballë Inter dhe Fiorentina, ndërsa në mbrëmje në orën 20:45 Juventusi pret në shtëpi Veronën.
Atalanta udhëton në një transfertë të lehtë në letër aty ku e pret Cremonese e vendit të fundit. Synimi i vetëm i bergamaskëve në këtë takim janë vetëm 3 pikët. Nga ana tjetër, vendasit kërkojnë të befasojnë miqtë ashtu siç bënë me Romën pak javë më parë.
Në orën 18:00 në “Giuseppe Meazza”, Interi do të presë një kundërshtar delikat siç është Fiorentina. Zikaltrit vijnë në këtë takim pas një humbjeje ndaj Juventusit në derbin e Italisë dhe sot kërkojnë me patjetër fitoren.
Juventusi pret në mbrëmje në shtëpi Veronën, një kundërshtar që është treguar gjithmonë një kockë e fortë ndaj “zonjës së vjetër”.
Skuadra e Allegrit do të kërkojë tre pikët në këtë sfidë në mënyrë që të afrohet sa më shumë me zonën europiane. Nga ana tjetër, Verona kërkon të dalë me pikë nga Torino dhe të rrisë shpresat për të lënë zonën e ftohtë. /oversport.tv
Foto: JuventusFC, Twitter