Rikthehet në fushën e blertë Serie A me takimet e javës së 6-të të kampionatit, sfida që do të transmetohen Live në kanalet Oversport dhe në platformën Tibo.
Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje të kampionatit italian të futbollit. Inter-Atalanta në orën 18.00 është padyshim kryesfida e së shtunës, por mjaft intersante priten të jenë edhe takimet Spezia-Milan në orën 15.00 dhe Genoa-Verona në orën 20.45. Të treja përballjet e ditës së sotme do të transmetohen në kanalin Oversport 1.
E diela nis me takimin Juventus-Sampdoria në orën 12.30 që do të transmetohet në kanalin Oversport 1. Në orën 15.00 do të luhen ndeshjet Udinese-Fiorentina, Sassuolo-Salernitana dhe Empoli-Bologna që do të transmetohen respektivisht në kanalet Oversport 1, Oversport 2 dhe Oversport 3.
Kryendeshja e kësaj jave të Serie A, derbi i kryeqytetit Lazio-Roma, do të luhet të dielën në orën 18.00 dhe do të transmetohet në Oversport 1, ndërsa kryesuesit e Napolit do të luajnë në shtëpi kundër Cagliarit në orën 20.45, sfidë që mund të ndiqet në të njëtin kanal.
Takimi Venezia-Torino që do të luhet të hënën në orën 20.45 dhe do të transmetohet Live në Oversport 1 do të mbyllë ndeshjet e javës së 6-të të kampionatit Italian të futbolllit.