Serie A vjen me supersfida: Derbi i Romës, derbi i Italisë dhe Atalanta-Napoli në Oversport dhe Tibo

Rikthehet në fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo kampionati italian i futbollit, që do të luajë ndeshjet e javës së 13-të. Kjo javë e Serie A, që do të luhet në 3 ditë, do të sjellë për shikuesit përballje të zjarrta dhe plot rivalitet, ku spikasin derbi i Romës dhe derbi i Italisë.

Sfida Udinese-Lecce do të çelë të premten në mbrëmje këtë javë të Serie A në Oversport dhe Tibo. Të shtunën do të luhen 4 takime, ku spikat përballja e Bergamos, ku Atalanta e vendit të dytë do të masë forcat me kryesuesit e Napolit.

E diela sjell 5 takime të kampionatit italian dhe dy supersfida në ekranin e Oversport. Në orën 18:00 në “Olimpico” do të luhet derbi Roma-Lazio, ndërsa në mbrëmje në Torino do të luhet derbi i Italisë, përballja Juventus-Inter.

Një fundjavë të mbushur me ndeshje të mëdha sjell Serie A këtë fundjavë në ekranin e Oversport dhe Tibo. / Oversport.tv